Banorët e zonës së Mbrostarit në Fier, ku qeveria ka vendosur të ndërtojë një impiant për mbetjet, vazhdojnë të protestojnë kundër këtij vendimi.
Banorët takuan sot prefektin Xhevit Bushaj, i cili i premtoi se projekti nuk do të miratohet, por qytetarët janë mosbesues. Ata u shprehën se “nuk kanë besim se prefekti do t’i mbajë premtimet, pasi nuk pranoi t’i bënte publike në media.”
Banorët thanë se do të vazhdojnë të protestojnë e të bllokojnë rrugët deri sa vendimi i këshillit bashkiak për impiantin e mbetjeve të anulohet.