
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi deklaroi se mungesa e tij në parlament është një mënyrë refuzimi ndaj politikës që po ndjek qeveria.
“Politika është një art kolektiv, ti luan me të tjerët. Unë e kam të vështirë. Kam vendosur të mos e bëj më. Kjo mund të më nxjerrë mua jashtë loje, por më mirë si spektator i kënaqur, sesa një sportist i dështuar për shkak të të tjerëve”, – tha Blushi në festivalin e letërsisë, ku ishte i ftuar si shkrimtar.
Sipas shtypit të shkruar, zoti Blushi u shpreh se nuk do të vrasë njerëz me pistoletë, që ta mbajnë në parlament.