Ben Blushi, kryetari i partisë më të re “Libra” i bëri sot thirrje partive politike të bashkohen për të punuar për të hapur bisedimet me Europën.
Ai u shpreh se është i gatshëm të jetë pjesë e një bashkëpunimi me të gjitha partitë për të hapur negociatat e Shqipërisë në BE.
“Besoj se është koha të merremi vesh për Europën. Ne mund të na ndajnë pikëpamjet, por duhet të na bashkojë Shqipëria,” – u shpreh zoti Blushi.