Ben Blushi, kryetari i partisë më të re LIBRA, ka propozuar kufizimin e shpenzimeve elektorale të partive.
Me anë të një amendamenti të dorëzuarnë parlament, LIBRA propozon “një formulë që parashikon shpenzime që nuk kalojnë më shumë se 10 lekë për banor, jo më shumë se 300 mijë lekë për kandidat mesatarisht dhe jo më shumë se 42 milion lekë për parti.”
Duke folur sot në parlament, Zoti Blushi tha se shqiptarët janë populli që paguajnë më shumë se çdo popull në Evropë për fushatat elektorale, megjithëse janë më të varfërit.
“Fushata e vitit 2013 ka kushtuar më shumë se 40 milion euro, para te cilat kanë dalë nga tenderat, nga kanabisi dhe koncesionet. Nuk kemi pse nxjerrim nga xhepat e shqiptarëve 50 milionë euro për zgjedhje! Mjaftojnë 3 milionë lekë për deputet!”