Prokuroria e Tiranës dërgoi sot në gjykatë dosjen e dy ish drejtuesve të lartë të CEZ, Jozef Hajasek e Jan Ivan.
Në mbyllje të hetimeve për çështjen CEZ, prokuroria i akuzon dy ish-drejtuesit për veprën penale “mashtrim” të kryer në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn.
Prokuroria shprehet se të dyshuarit Hajasek, Ivan e Ismailaj kanë krijuar një skemë fiktive mashtrimi sipas së cilës u zvogëlua pasuria e kompanisë “CEZ Shpërndarje” me rreth 640 milionë lekë, shumë e cila iu kalua shoqërisë “DIA”.