Çështja CEZ, prokuroria dërgon në gjykatë dy nga ish-drejtuesit

Prokuroria e Tiranës dërgoi sot në gjykatë dosjen e dy  ish drejtuesve të  lartë  të CEZ, Jozef Hajasek e Jan Ivan.

Në mbyllje të hetimeve për çështjen CEZ, prokuroria i akuzon dy ish-drejtuesit për veprën penale “mashtrim” të kryer në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn.

Prokuroria shprehet se të dyshuarit Hajasek, Ivan e Ismailaj kanë krijuar një skemë fiktive mashtrimi sipas së cilës u zvogëlua pasuria e kompanisë “CEZ Shpërndarje” me rreth 640 milionë lekë, shumë e cila iu kalua shoqërisë “DIA”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>