Çështja “Frroku”, gjyqtarët japin dorëheqjen

Tre gjykatësit e Apelit që kishin në shqyrtim çështjen e ish-deputetit Mark Frroku kanë dhënë dorëheqjen nga çështja sot.

Gjykatësit Andi Civici, Fatmira Hajdari dhe Shkëlqim Mustafa dorëzuan dorëheqjen me argumentin se e kanë shqyrtuar dhe më parë ish-deputetitn, ndaj janë në konflikt interesi.

Nëse dorëheqja e tyre pranohet, për çështjen Frroku do të duhet të hidhet short i ri.

Mark Frroku është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vite e gjashtë muaj burgim për “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe për “ndërtim të paligjshëm”.

Frroku apeloi vendimin e gjykatës Tiranë dhe është në pritje të gjykimit nga Gjykata e Apelit.

Ish-deputeti  Partise Kristian Demokrate Mark Frroku dha në nëntor 2015 dorëheqje nga anëtar i Kuvendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>