Në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore në Berlin, Ministri Ditmir Bushati, Ministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Ministri serb Ivica Daçiç debatuan për futjen e Kosovës në UNESCO.
Mediat serbe raportojnë se ministri serb ka reaguar ndaj fjalimit të ministrit Bushati e ministrit Thaçi që deklaruan se Serbia zhvilloi fushatë agresive ndaj futjes së Kosovës në UNESCO. Sipas ministrit serb, Serbia nuk ka zhvilluar fushatë agresive, por ka vënë në dukje se Kosova nuk mund të jetë pjesë e UNESCO-s pa arritur më parë një marrëveshje me Serbinë.
Konferenca e Ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore u zhvillua në Berlin dhe kishte në fokus krizën e refugjatëve, migracionin, si dhe paketën e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.