Kreu i antikorrupsionit në Itali, Raffaele Cantone, deklaroi se ka politikanë dhe deputet italianë të cilët kanë blerë diplomat e tyre në universite shqiptare. Në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Firences, ai tha se këta deputetë janë të korruptuar dhe duhet të futen në burg me forcën e ligjit.
“Kujtoj gjithmonë kur në parlament tundeshin diploma nga njerëz të cilët disa vite më parë i kishin blerë ato në Shqipëri” – u shpreh Zoti Cantone.