“Ua jap sot me firmë dhe me vulë, në BE ne nuk do pranojmë një vend ku temë e ditës është korrupsioni.” – u shpreh Gunther Kirchbaum kryetar i Komisionit për Çështjet Europiane në Parlamentin gjerman gjatë një vizite zyrtare në vendin tonë.
Deputeti Kirchbaum shprehu qartë qendrimin e qeverisë gjermane nëse reforma në drejtësi nuk do të miratohet.
“Nëse na krijohet përshtypja se nuk ka mbështetje për implementimin e reformës, ne nuk do të mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim.” – u shpreh ai.
Gjithashtu ai shtoi se nëse politika tregon se nuk e do refomën atëherë vendi rrezikon statusin e vendit kandidat në BE.
“Nëqoftëse ne, në fund të ditës na krijohet përshtypja që kjo reformë nuk është e dëshiruar, që lufta ndaj korrupsionit nuk funksionon ashtu siç duhet, atëherë edhe ne në fund të ditës të marrim vendimin që t’ju heqim statusin e vendit kandidat.”
Deputeti Kirchbaum i kërkoi qeverisë dhe opozitës të dakordësohen, për t’i dhënë vendit një drejtësi të pavarur.
“Nuk duhet humbur durimi që opozita dhe qeveria të gjejnë një kompromis. Nëse nuk gjendet kompromis, reforma nuk do japë drejtësi të pavarur.”