Deputetja franceze Filippeti – Zgjedhjet e të majtës franceze "alla shqiptarçe"

Deputetja e Partisë Socialiste franceze Aurelie Filippeti, në një intervistë për median franceze “Le Parisien”, mbi zgjedhjet e kryetarit në koalicionin e majtë, u shpreh se rrezikohet të kete zgjedhje, të organizuar në mënyrë të tillë që të legjitimohet François Hollande.

  “Ëndërrojnë zgjedhje si në Shqipëri: një kandidat i vetëm, Francois Hollande, dhe asnjë kandidat tjetër që t’i dali përpara,” u shpreh deputetja Filippeti.

Partitë e koalicionit socialistë francez do të zhvillojnë zgjedhjet në parti. Ato janë duke vendosur mënyrën se si do të zgjidhet kryetari i këtij koalicioni.

Ndërkohë, kandidati Jaen–Luc Melenchon i Partisë Komuniste, u tërhoq nga gara, duke vendosur të kandidoj i vetëm në primare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>