Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk po zhvilon sot një vizitë në Tiranë. Vizita është pjesë e një turi ballkanik që ka filluar dje në Serbi e që pas Shqipërisë do të vazhdoj po sot në Maqedoni.
Qëlimi kryesor i diskutimeve me drejtuesit e vendeve teë Ballkanit është çështja e emigracionit nga këto vende drejt BE-së që ka vënë në vështirësi marrëveshjen Schengen.
Në Tiranë, Zoti Tusk është takuar me Kryeministrin Rama me të cilin ka dhënë një konferencë për shtyp pas takimit.