Dorëheqja e Prengës, mandati pritet t’i kalojë LSI-së

Pas dorëzimit të mandatit nga Armando Prenga, vendin e tij në Parlament do e zërë kandidati i LSI. Në bazë të listës prej 7 kandidatësh të PS, vendin e Prengës e zë Kastriot Piroli, ish drejtor i Hipotekës në këtë qark, që është i renditur i fundit në këtë listë. Por ai rezulton i dënuar nga Gjykata me dy muaj burg për akuzën e korrupsionit.

Në bazë të ligjit, vendin në Parlament e zë partia e dytë në koalicion, Aleanca për Shqipërinë Europiane, që është LSI. Duke qenë se mandati i takon një femre për shkak se Mejreme Delishi e Mirela Neli të PS u tërhoqën, do të jetë Erisa Zaimi e LSI që do të ulet në Parlament.

Lajme te ngjashme