Dritan Zagani, ish shefi i antidrogës Vlorë, në një intervistë të dhënë në një emision italian “Le Iene” shprehet se:
“Shefja e interpolit italian në Shqipëri, Anna Poggi ka dërguar një informacion të rremë mbi lidhjet e tij me policin italian Andrea Giuliani. Ky Informacion ka bërë të mundur arrestimin e tij nga policia. Ajo në shkëmbim të interesave personale ka bërë një marrëveshje me drejtorët e korruptuar të policisë.”
Në vitin 2015 Zonja Poggi fitoi nënshtetësinë shqiptare. Funksionarja e lartë e shtetit italian e përdori nënshtetësinë shqiptare për të adoptuar dy fëmijë. Veprim i cili është i ndaluar nga ligji italian për gratë e pamartuara.