Dritan Zagani akuzon ish shefen e Interpolit italian në Shqipëri

Dritan Zagani, ish shefi i antidrogës Vlorë, në një intervistë të dhënë në një emision italian “Le Iene” shprehet se:

“Shefja e interpolit italian në Shqipëri, Anna Poggi ka dërguar një informacion të rremë mbi lidhjet e tij me policin italian Andrea Giuliani. Ky Informacion ka bërë të mundur arrestimin e tij nga policia. Ajo në shkëmbim të interesave personale ka bërë një marrëveshje me drejtorët e korruptuar të policisë.”

Në vitin 2015 Zonja Poggi fitoi nënshtetësinë shqiptare. Funksionarja e lartë e shtetit italian e përdori nënshtetësinë shqiptare për të adoptuar dy fëmijë. Veprim i cili është i ndaluar nga ligji italian për gratë e pamartuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>