Etiketat paralajmёruese mund tё ulin pёrdorimin e pijeve me sheqer

Një studim amerikan sugjeron se etiketat e pijeve me sheqer qё shpjegojnё rreziqet shëndetësore nё lidhje me diabetin apo obesitetin, mund të bindin prindërit tё mos i blejnë këto pije për fëmijët e tyre.

2381 prindёr u zgjodhёn pёr tё kryer njё sondazh online nga ku duhet tё zgjidhnin njё pije midis 12 pijeve me sheqer tё lartё dhe tetё tё tjerave me sheqer tё ulёt si uji apo pije dietike.

Pёr pijet tё cilat kishin etiketa shpjeguese rreth pёrmbajtёsve, por pa shpjegime rrreth rreziqeve shёndetёsore, 60 pёr qind e prindёrve zgjodhёn pije me sheqer tё lartё. Ndёrsa kur tё njёjtat pije kishin tё vendosur etiketa paralajmёruese, vetёm 40 pёr qind e prindёrve zgjodhёn kёto pije.

Efekti i madh i kёtij eksperimenti ishte tepёr befasues pёr autorёt e studimit. Ata shpjeguan se prindёrit nuk i kuptojnё rrezsikshmёritё e kёtyre pijeve edhe pse pёrbёrёsit janё tё shёnuar nё etiketat aktuale.

Njё pjesё e problemit qёndron nё faktin se kёta prindёr e dinё qё pijet me gaz janё tё dёmshme pёr shёndetin e femijёs por nuk kuptojnё qё edhe pijet pa gaz si lёngjet apo çajrat pёrmbajnё po aq sheqer artificial dhe janё po aq tё dёmshme.

Studiuesit arritёn nё pёrfundimin se etiketat paralajmёruese mund tё jenё njё mёnyrё pёr tё ulur konsumin e pijeve me sheqer tё tepёrt, por studimi duhet tё vazhdojё pёr tё parё se si do tё funksionojё ky paralajmёrim nё botёn reale.

Nё shtete si Nju Jork dhe Kaliforni qeveritё janë duke konsideruar ligje tё cilat kërkojnë vendosjen e etiketave paralajmëruese nё pijet me sheqer artificial, të ngjashme me ato nё paketat e cigareve.

Studimi gjeti se mёnyra e perifrazimit tё kёtyre etiketava paralajmёruese nuk pati efekt tё rёndёsishёm. Edhe niveli i edukimit tё prindёrve nuk kishte efekt pёrcaktues nё kёtё kёrkim

Pёrveç vёshtirёsisё pёr tё imituar botёn reale nё njё pyetesor online, njё tjetёr kufizim nё kёtё studim ishte dhe impakti i madhёsise apo kompozimit tё kёtyre etiketave.

“Ne nuk e dimё se si do tё pёrkthehen kёto gjetje nё njё mjedis tё vёrtet tregtar. Padyshim qё ato pёrfaqёsojnё kufirin mё tё lartё tё realitetit por studimi sugjeron qё ja vlen tё provojmё mё tej pёr tё zbuluar tё vёrtetёn” – tha David Studdert, studiues i ligjeve shёndetёsore nё Universitetin Stanford nё Kaliforni.

Studiuesit theksojnё se edhe pa vendosjen e etiketave paralajmёruese nё kёto pije, ulja e konsumit tё tyre ёshtё shumё e rёndёsishme pёr luftёn kundёr obesitetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>