Eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein inkurajojnë arritjen e një konsensusi mes shumicës dhe opozitës për reformën në drejtësi. Me anë të një deklarate të përbashkët, eurodeputetët për zgjerimin e BE-së shprehën keqardhje për refuzimin e propozimit të fundit të ndërkombëtarëve, por nxisin liderët e vendit të vazhdojnë bisedimet.
Lidhur me rolin e Operacionit Monitorues Ndërkombëtar, eurodeputetët mbështesin zbatimin e rekomandimve të Komisionit të Venecias, ku parashikohet rol mbikqyrës në gjithë procesin e verifikimit të gjyqtarëve e prokurorëve.