Së shpejti do të nisë akreditimi i universiteteve shqiptare. Agjensia “Quality Assurance Agency” do të akreditojë gjashtë universitete, ndër të cilat katër janë shtetërore dhe dy janë private.
Universitetet që do ti nënshtrohen procesit të akreditimi janë: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Kamzës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Universiteti jopublik “Marlin Barleti” dhe Universiteti Europian i Tiranës.
Kjo agjensi ka lidhur një marrëveshje me shtetin shqiptarë dhe në fund të vitit 2017 do të ketë mbaruar akreditimi i të gjitha universiteteve në vend.
Me hyrjen në fuqi të reformës së arsimit të lartë, në varësi të rankimit të universiteteve do të vendoset edhe buxheti që do të akordohet nga Ministria e Arsimit.