Ekspertët e nivelit të lartë përfunduan mbrëmë draftin final për reformën në drejtësi. Bisedimet u zhvilluan pa përfaqësuesit e opozitës dhe të Ministrisë së Drejtësisë.
Sokol Sadushi, një prej ekspertëve, deklaroi: “E kemi draftin gati për ta dorëzuar. Natyrisht, ka disa gjëra të vogla që janë thjesht redaksionale, por drafti është i përfunduar.” Ai shtoi se një pjesë e vërejtjeve të opozitës u morën parasysh, ndërsa disa jo.
Një prej pikave ku kishte mosdakordësi mes palëve ishte mënyra e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në draft u përcaktua që kjo zgjedhje do të bëhet me shumicën e 3/5 të Parlamentit, pavarsisht kundërshtimeve të opozitës.