Qeveria gjermane ka vendosur të lehtësojë proçedurat për dëbimin nga Gjermania të emigrantëve të dënuar. Një ndryshim ligjor, i propozuar këtë javë, parashikon dёbimin e menjëhershëm nga Gjermania tё të gjithё personave të cilëve u është dhën apo janë në pritje të vendimit për azil por që ndërkohë janë dënuar me tё paktёn njё vit burg, pavarësisht vendit tё origjinёs.
Ligji i tanishëm parashikon dënimin në rastin e dënimit me të paktën tre vjet burg.
Ky ndryshim duket se ka ardhur si reagim ndaj pёrdhunimeve qё ndodhёn gjatë natёs së Vitit tё Ri nё qytetin e Kёlnit, shumica e tё cilave u kryen nga emigrantë. Ngjarjet e Këlnit ngjallën revoltim të gjërë tek qytetarët gjermanë dhe shtuan pakënaqësinë e tyre ndaj politikave për pranimin e emigrantëve në Gjermani.