Shoqata Shqiptare e Gjuetisë protestoi, sot, kundër shtyrjes së moratoriumit në gjueti, vendosur nga qeveria. Moratoriumi në gjueti u vendos dy vite më parë nga qeveria dhe duhet të përfundonte këtë vit, por qeveria ka vendosur ta zgjasë ende.
Rreth një mijë gjuetarë kërkuan nga qeveria që të zbatojë ligjet për gjuetinë, por jo të shtyjë më shumë afatin e moratoriumit, pasi kjo sipas tyre është një masë ekstreme.
“Këtu duhet të zbatohen ligjet për të gjithë njëlloj, jo për disa po e për disa jo. Nëse zbatohet ligji siç duhet, nuk ka nevojë për moratorium,” deklaroi një prej gjuetarëve.
Ata u shprehën të gatshëm të bisedojnë e bashkëpunojnë me ministrin eMjedisit, por ky i fundit nuk pranoi t’i takonte gjuetarët.