Gjykata e Lartë shpalli sot, të pafajshëm ish ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj, akuzuar për shpërdorim detyre në periudhën 2009-2013.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin me një vit burg të Zotit Tafaj, pasi gjatë kohës që ai ishte ministër i Arsimit ka kredituar në mënyrë të jashtëligjshme tetë degë të universitetit jo publik Vitrina.
Dëmi që mendohet se i është shkaktuar shtetit nga këto akreditime është rreth një milion euro.