Nëse miratohet reforma në drejtësi atëherë “drejtësia shqiptare do të jetë e varur politikisht” u shpreh Gjyqtari dhe Anëtari i KLD-së Gjin Gjoni, për emisionin “Fakt” të gazetarit Cim Peka.
Ai deklaroi se fajin kryesor mbi perceptimin për korrupsionin në sistemin e drejtësisë e ka politika.
Gjyqtari Gjoni përpara një viti u akuzua nga KLSH për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Prokuroria nuk arriti dot ta realizonte hetimin brenda afateve ligjore duke shmangur gjykimin e tij.