Sot në mesditë, institucionet greke kanë dërguan në Shqipëri urdhrin e arrestit ndërkombëtar për Klemend Balilin, akuzuar për trafik lëndësh narkotike dhe krijim organizate kriminale.
Nëse Zoti Balili do të arrestohet në Shqipëri, ai nuk do të mund të ekstradohet në Greqi, pasi nuk ka marrëveshje esktradimi mes dy vendeve.
Klemend Balili ishte drejtor i Drejtorisë së Transportit Rrugor në Sarandë që prej vitit 2014. Ai u pezullua nga detyra disa ditë më parë pas lajmit se policia greke e ka shpallur në kërkim Zotin Balili për trafik ndërkombëtar droge. Që prej largimit të tij nga detyra, dyshohet se ai është arratisur.