Grupet parlamentare shtyjnë mbledhjet pas vendimit të ambasadorëve për të marrë pjesë

Vendimi i ambasadorit Lu dhe ambasadores Vlahutin për të marrë pjesë në mbledhjet e tre grupeve parlamentare, të PS-së, PD-së e LSI-së, duket se ka detyruar partitë të shtyjnë mbledhjet. Mbledhjet ishin planifikuar të zhvilloheshin në mesditë. Asnjëra prej partive nuk ka dhënë arsye për mos zhvillimin e mbledhjeve.

Ambasadori amerikan Lu dhe ajo e BE-së Vlahutin kishin lajmëruar pjesëmarrjen e tyre në mbledhje për të parë nga afër diskutimet e grupeve parlamentare lidhur me refomën në drejtësi.

Dje, Zoti Lu i kërkoi publikisht partive miratimin e draftin të reformës në drejtësi sa më shpejtë, e ta miratojnë atë brenda muajit qershor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>