Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) paralajmëroi të martën se reshjet e shiut rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje.
IGJEUM njoftoi se lumenjtë Drini e Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rritje të nivelit të ujit.
Kjo mund të sjellë rreziku për përmbytje në disa zona në afërsi të liqenit dhe në zonën e Nënshkodrës.
Po ashtu, edhe lumi Vjosa ka rrezik të shkaktojë përmbytje në zonat përreth.
Lumenjtë e tjerë në gjithë vendin pritet të kenë prurje të larta uji, por pa rrezk në ditët në vazhdim.
Të martën ka pasur përmbytje në Shkodër, Lezhë, Elbasan si dhe janë bllokuar disa rrugë.