“Jam krenar që asnjë kandidat për deputet apo deputet i LSI-së për të qenë i pari, i dyti apo i treti në listë nuk ka paguar lekë në dorë tek partia,” deklaroi Kryetari i LSI-se Ilir Meta sot.
Pa përmendur emra konkretë, Zoti Meta u shpreh se “dëgjojmë se flitet lart e poshtë se kërkojnë lekë për partinë”. Por duket se kjo deklaratë bëhet për të goditur kreun e PS-së Edi Rama.
Pak muaj më parë, deputeti më i ri i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj u shpreh se kishte shpenzuar rreth 500 mijë euro në fushatën e PS-së në qarkun e Lezhës dhe ishte prerë në besë nga Rama që nuk e kishte vendosur në vend të favorshëm në listën peër deputet.