Haki Çako, ish-drejtori i policisë i pezulluar një ditë më parë nga detyra, ka apeluar sot vendimin e gjykatës.
Vendimin për pezullimin e Zotit Çako nga detyra e dha Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë. Kjo e fundit e akuzon ish-drejtorin se në bashkëpunim me dy oficerë të tjerë ka lejuar futjen në Shqipëri dhe përdorimin e një pajisje përgjimi në kundërshtim me ligjet dhe rregullat administrative.
Për dy oficerët operacionalë, Artion Duka dhe Entjon Xhelili, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg”.