Ish kryeministri Berisha akuzon qeverinë për lidhje me krimin e korrupsion

Në një takim me gazetarët, ish kryeministri Berisha akuzoi sot qeverinë Rama si të lidhur më bandat kriminale dhe të korrupruar. Zoti Berisha i kërkoi institucioneve që të kryejnë hetime për lidhjet e kryeministrit Rama e ministrit Tahiri me vrasjet e fundit në vend. Ai tha se siguria dhe rendi në vend kanë degraduar.

Duke folur për reformën në drejtësi, ish kryeministri tha se “Reforma ka patur dhe ka një kundërshtar të egër dhe ky është Edi Rama. E vendosi procesin e reformës mbi baza korruptive.” Ai akuzoi dhe kreun e Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafën si “përfaqësues të klaneve të drogës me dokumenta.”

Zoti Berisha komentoi dhe situatën ekonomike. “Ekonomia po bie në pikiatë për shkak të kontrabandës dhe vjedhjes me tenderat,” u shpreh ai.

Në fund të takimin, Zoti Berisha i kërkoi shqipëtarëve që të “shpëtojnë vendin nga kjo klike, kjo organizatë qeveritare që quhet qeveri.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>