Klasifikimi shqiptar për makinat luksoze

Paketa fiskale e viti 2016 parashikon rritje të taksave për  makinat luksoze. Kriteri i vetëm i përdorur  nga qeveria për kualifikimin si makinë luksoze është fuqia motorrike prej 3000 cmose më shumë.

Ndërkohë, në klasifikimin botëror të makinave luksoze merren parasysh më shumë parametra se sa fuqia motorrike. Disa nga këto parametra janë eleganca, komoditeti, çmimi etj.

Për ta bërë më të qartë, një Mercedes AMG CLA45 me vlerë rreth 80 mijë dollarë e ka motorrin 2000 cm3 dhe është makinë luksoze, ndërsa një Toyota Highlander me vlerë rreth 35 mijë dollarë e ka fuqinë motorrike 4000 cm3 dhe nuk është makinë luksoze.

Pra, klasifikimi i përdorur nga qeveria në bazë të fuqisë motorrike nuk ka për qëllim të përfshijë vetëm makinat luksoze. Ky taksim i ri do të rëndojë edhe mbi ata qytetarë të cilët kanë makina jo luksoze por me motorr të fuqishëm dhe do të lërë jashtë shumë të tjerë që kanë makina luksoze e të shtrenjta por me motorr më pak të fuqishëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>