Klodian Shehi është kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë Kavajë, të cilat do të zhvillohen më 7 maj. Zgjedhjet e reja në Kavajë do të bëhen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Zotit Elvis Roshi.
Ish-kryebashkiaku u shkarkua në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar nga KQZ. Zoti Roshi e ankimoi vendimin në të gjitha gjykatat e vendit.
Ai u akuzua nga Prokuroria për fshehje të denimeve penale në formularin e dekriminalizimit.