Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.
Rekomandimi vjen pas normalizimit të marrëdhënieve Serbi –Kosovë.
Në raportin e Komisionit deklarohet se “Serbia në mënyrë aktive dhe konstruktive është përfshirë në vendosjen e dialogut me Kosovën dhe ka përmirësuar bashkëpunimin me Eulex”.