Komisioni i Venecias bëri sot publike sygjerimet dhe opinionin e tij mbi draftin paraprak të reformës në drejtësi. .
Dy nga sygjerimet e Komisionit jane kufizimi i rolit të Ministrisë së Drejtësisë dhe përcaktimi i pavarësisë së Prokurorit të Përgjithshëm. Gjithashtu, sygjerohet dhe hartimi i një proçesi të qartë për emërimin dhe testimin e gjyqtarëve.
Komisioni i Posaçëm për reformën ka kohë deri në janar për të zbatuar sygjerimet e Komisionit të Venecias.
Më pas, ekspertë të Komisionit të Venecias do të vijnë në Tiranë , për të diskutuar për draftin final të refomës në drejtësi.