Komisioni i Venecias rrëzon disa nga kërkesat e opozitës

Komisioni i Venecias rrëzoi disa prej kërkesave të PD-së dhe LSI-së për reformën në drejtësi.

Rekomandimet e fundit të Komisionit  nuk mbështesin krijimin e Këshillit të Emërimeve, kërkesa kjo e opozitës.

Ndarja me dy gjykata, Gjykata e Lartë për çështje civile dhe penale dhe Gjykata e Lartë Administrative, kërkesë e PD-së dhe LSI-së, gjithashtu është hedhur poshtë nga Venecia.

Ende nuk dihet se si do të vazhdojnë bisedimet mes dy grupeve të maxhoracës e opozitës, pasi ata ende nuk kanë rënë dakort se në çfarë niveli do të bisedojnë. Opozita kërkon tryezë politike, ndërsa maxhoranca kërkon që diskutimi të bëhet në nivel ekspertësh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>