Kohët e fundit ka një konflikt midis kompanisë Bankers dhe shtetit Shqiptar. Zhvillimet kryesore të këtij konflikti janë:
- Kontrata e Bankers, e lidhur në vitin 2004, parashikon që kompania të mos paguaj taksa për aq kohë sa fitimin e investon. Në momentin që del me fitim, Bankers paguan 50 për qind tatim mbi fitimin.
- Gjatë këtyre viteve, Bankers nuk ka paguar tatim mbi fitim pasi qeveria ia ka njohur të gjitha investimet e deklaruara.
- Një vit më parë, Albpetrol dhe AKBN kryen një kontroll dhe arritën në përfundimin se Bankers ka rritur shpenzimet fiktivisht, me një shumë rreth 300 milionë dollarë.
- Pas këtij konstatimi, qeveria bëri një rivlersim tatimor të Bankers. Detyrimi i ri i kompanisë u llogarit të jetë 57 milionë dollarë taksa shtesë.
- Kompania e hodhi këtë vendim të administratës tatimore në gjyq.
- Qeveria bllokoi llogaritë bankare të Bankers në Shqipëri, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi vendimin e qeverisë.
- Shuma që duhet të paguaj Bankers tani ka shkuar në 75 milionë dollarë (kamat vonesa + gjoba).
- Arbitrazhi ndërkombëtar ka kërkuar që qeveria të zhbllokojë llogaritë bankare të Bankers, deri sa të merret vendimi përfundimtar.
- Qeveria nuk e ka pranuar këtë kërkesë dhe vazhdon të mbajë të bllokuara llogaritë e Bankers.