Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi sot unanimisht kundër heqjes së mandatit së deputetit Tom Doshi.
Kërkesa për heqjen e mandatit të zotit Doshi ishte bërë nga Prokuroria pak kohë më parë për shkak të një dënimi në vitin 1990.
Në zgjedhjet e 25 qershorit Tom Doshi do të kandidojë i pari në listën e qarkut të Shkodrës për Partinë Social-Demokrate të Skënder Gjinushit.