Kreu i Kuvendit Meta fton ekspertët e PD-së në bisedime për reformën

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i kërkoi sot ekspertëve të Partisë Demokratike të rikthen në bisedimet për reformën në drejtësi. “Do t’u bëja thirrje që të mos bojkotojnë për një çështje të caktuar këtë punë kaq të rëndësishme sepse koha nuk pret, dhe të përfshihen deri në fund”, u shpeh ai. Zoti Meta tha se aktualisht diskutimi mbi draftin e reformës është ende në nivel teknik dhe i takon ekspertëve të diskutojnë. Nëse nuk gjehet një konsensus mes tyre, lind nevoja e një bisedimi në nivel politik.

Ekspertët e Partisë Demokratikë, prej disa ditësh, mungojnë në bisedimet teknike, pasi sipas tyre maxhoranca nuk po respekton sygjerimet e Komisionit të Venecias për mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e Zotit Meta erdhi pas një takimi të gjatë me ambasadorin amerikan Lu, ditën e djeshme, dhe një takimi me Kryeministrin Rama sot.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>