Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla krijoi sot strukturën e Antikorrupsionit pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo njësi do të merret me hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë.
Një muaj më parë, zoti Llalla e shkriu këtë njësi, si pasojë e numrit të ulët të referimit të rasteve për hetim. Tani, me rikthimin e saj, pesë prokurorëve që ishin në strukturën e kaluar do t’i bashkohen dhe tetë të tjerë.
Kjo njësi u krijua në shtator të viti 2015, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.