Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein, eurodeputetët për zgjerimin e BE-së, e quajtën të papranueshme blerjen e votave të deputetëve për miratimin e reformës në drejtësi.
Ato, në një deklaratë për median dje, theksuan se reforma në drejtësi duhet të kalojë me dakordësinë e të gjitha forcave politike.
Knut Fleckenstein u shpreh se nëse arrihen 2/3 e votave, por pa i blerë ato, atëherë reforma në drejtësi duhet të miratohet.
Blerjen e votës e quajti të papranueshme edhe Eduard Kukan. Eurodeputeti Kukan shtoi se reforma në drejtësi duhet të miratohet vetëm me konsesusin e të gjitha forcave politike.