Ligjet me maxhorance të kualifikuar shtyhen në kalendarë: mungojnë votat?

Tre ligje të reformave të ndërmarë nga Qeveria Rama, pas përfundimit të procesit nëpër komisionet parlamentare, kanë ngelur në pritje të votës së Parlamentit, të parashikuara prej kohësh por që ska ndodhur ende.

Bëhet fjalë për ligjin e modifikimit të Kodit Rrugore, ligji për shërbimin e nënounësit civil dhe së fundi modifikimet e Kodit Penal që përfshijnë dhe denimet e shumë diskutaur për krimet fiskale.

Me sa duket Qeveria ka frikë te mos arrij të gjej 84 votat  që Kushtetuta kërkon për ndryshimet e Kodeve. Kjo mund të jetë shkaktuar nga konfliktet midis PS dhe LSI, por dhe nga kritikat e shumëta ndaj këtyre propozimeve, pra nga një disipline e varfër e grupit parlamentar të PS

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>