Prokuroria i ka kërkuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve heqjen e mandatit të deputetit socialist Vladimir Kosta.
Zoti Kosta akuzohet se nuk ka shkruar në formularin e vetëdeklarimit një dënim për armëmbajtje pa leje në vitin 2010.
Për këtë vepër, deputeti Kosta është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 10 mijë lekë gjobë.