Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve vendosi, dje, ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit të PS-së Koço Kokëdhima.
Ky vendim u mor pasi Gjykata Kushtetuese e konsideroi antikushtetues vendimin e Kuvendit, për të hedhur poshtë kërkesën e opozitës për gjykimin e Zotit Kokëdhima.
Deputeti Kokëdhima akuzohet nga opozita se ka përfituar fonde publike për bizneset e tij, gjatë kohës që ka pasur mandatin e deputetit, ç’ka është shkelje e kushtetutës.