Mark Frroku heq dorë nga drejtimi i PKD-së

Mark Frroku dha sot dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Kristian Demokrate. Me anë të një letre, drejtuar anëtarëve të partisë, ish deputeti shprehej se “ka vendosur të jetë në gadishmëri të organeve të drejtësisë”.

Ai shkruan se kjo dorëheqje erdhi për të respektuar proçesin e dekriminalizimit dhe se politikanë të tjerë duhet të ndjekin shembullin e tij.

Zoti Frroku, rreth një muaj më parë hoqi dorë dhe nga mandati i deputetit. Ai, aktualisht, ndodhet në qelitë e paraburgimit dhe akuzohet për vrasje në Belgjikë, fshehje të pasurisë dhe kallëzim të rremë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>