Mesazhi i SHBA-ve për Ditën e Rinisë

Sekretari i Shtetit Amerikan, Z, John Cerry, uronë Shqipërinë për 25 vjetorin e rënies së komunizmit.

Në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, shpreh urimet e mia më të sinqerta për të gjithë shqiptarët ndërsa festojnë Ditën Kombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 25 vjetorin e lëvizjes studentore që çoi në rënien e komunizmit më 8 dhjetor, 1990.

Ky tranzicion historik u udhëhoq nga drejtuesit e guximshëm të lëvizjes studentore, u përkrah nga qytetarët e thjeshtë të cilët marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës, dhe u ndihmua nga ish- anëtarët kurajoz të partisë të cilët ndihmuan në vendosjen e sundimit te popullit.

Me këtë rast, ne vlerësojmë hapat e mëdha që Shqipëria ka ndermarrë në këtë çerek shekulli. Sot, Shqipëria është një aleate e dedikuar e NATO-s që kontribuon për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Shqipëria është gjithashtu në rrugën drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik, duke ndermarrë reformat e nevojshme për të forcuar institucionet e saj demokratike dhe për të zhvilluar një ekonomi konkuruese të tregut të lirë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe shohim përpara për thellimin e partneritetit tonë në të ardhmen.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>