Pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha për lidhje me vëllezërit Habilaj, ka reaguar ministry Damian Gjiknuri. Përmes një statusi në Facebook, Zoti Gjinkuri ka mohur të njohë e të ketë pasur ndonjëherë lidhje me vëllezërit Habilaj:
“Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta. Fati i keq I shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës.”