Ministri Manjani: Ministria ka përgatitur draftin e saj për reformën në drejtësi

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi sot se ministria ka përgatitur një draft të sajin për reformën në drejtësi, pasi ekspertët e lartë nuk morën parasysh propozimet e këtij institucioni. I pranishëm në Lezhë, Ministri Manjani tha se tani draftet duhet të përballen me njëri tjetrin në Komisionin e Posaçëm.

Ai mbështeti diskutimin në nivel politik, tani që ekspertët e mbaruan punën e tyre në nivel teknik. Ministri, gjatë fjalës së tij, nuk përjashtoi mundësinë e paraqitjes së një drafti të tretë nga opozita, e cila braktisi bisedimet për përgatitjen e draftit final.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>