Ministri i Brendshëm Tahiri ka shkarkuar sot nga detyra të gjithë drejtorët e Policisë Rrugore në çdo qark të vendit.
I vetmi që ka shpëtuar nga shkarkimi është drejtori i Policisë Rrugore Tiranë Ervin Hasrama, i cili u emërua në këtë post vetëm pak javë më parë.
Shkak për shkarkimin e drejtorëve është bërë performanca e dobët dhe numri i lartë i aksidenteve rrugore në muajt e fundit.
Po sot u shkarkua nga detyra dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Mitat Tola, që u zëvendësua nga Ardian Veliu.