Ministri Tahiri: Të rishikohet kontrata koncesionare e Aeroportit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi sot rishikimin e kontratës koncesionare të Aeroportit të Rinasit në lidhje me sigurinë e këtij të fundit.

Ai u shpreh se siguria në aeroport që në vitin 2004 është përgjegjësi e koncesionari dhe policia është përgjegjëse vetëm për pasagjerët.

Më poshtë disa nga deklaratat e tij më të rëndësishme:

  • Ka që nga viti 2004 një kontratë koncesionare e cila ndalon Policinë të kujdeset për sigurinë në Aeroportin e Rinasit.
  • Policia kujdeset vetëm për sigurinë e udhëtarëve në terminal. Kur keni dëgjuar që “policia forcon masat në kuadër të luftës kundër terrorizmit” bëhet fjalë për masat në terminalin e udhëtarëve.
  • Policia në Shqipëri dhe në gjithë vendet e botës kujdeset për udhëtarët – do të thotë në terminal. Kjo dhe sipas kontratës koncesionare.
  • Jeni njohur, ashtu si dhe unë, që teste të njëpasnjëshme kanë treguar dobësi themelore të sigurisë për shkak të përgjegjësisë direkte të koncesionarit dhe asaj kompanisë që paguhet nga taksat e shqiptarëve për të ruajtur sigurinë në Aeroportin e Rinasit – dhe ndërkohë ka dështuar ta bëjë këtë punë.
  • Ose të kontraktohet Policia e Shtetit për ta bërë atë detyrë, ose të shihet në themel kontrata koncesionare.
  • Në një bankë të nivelit të dytë të hysh dhe dera nuk hapet nëse nuk ta hap operatori brenda. Po si mund të huhet në Aeroportin e Rinasit dhe askush nuk e merr vesh, por e marrin vesh pasi del makina?

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>