Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e vlerësoi pozitivisht progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Ajo tha se vendi ka bërë progres në disa prej prioriteteve, por ende nuk jemi gati për të qenë vend anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Europian.
“Është bërë maksimumi në këtë afat kohor. Këto nuk janë reforma që ndërmerren në një ditë. Reforma në drejtësi nuk bëhet në një ditë. Me rëndësi është cilësia sesa shpejtësia. Presim të marrim edhe rekomandimet e komisionit të Venecias,”- tha Ministrja Gjosha në një bisedë telefonika nga Brukseli.
Ministrja Gjosha mohoi në mënyre kategorike lajmin për dorëheqjen e saj, duke hedhur poshte zërat për një lëvizje tjetër brenda qeverisë.