Ministrja Kodheli, nuk e dinte që po dekoronte hetuesin e At Zef Pëllumbit

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi dje se nuk e dinte që mes veteranëve të dekoruar ishte dhe hetuesi i  At Zef Pëllumbit.

Në një intervistë për Ora News, ministrja tha se përcaktimi i veteranëve që do të dekoroheshin u bë në bazë të kategorisë -u dekoruan të gjithë veteranët që bëjnë pjesë në kategorinë A, të përcaktuar në ligjin e vitit 1994, ku bëjnë pjesë ata me kontributet më të mëdha në luftë.

“…listat dhet të ishin ripasuruar, duhet të ishte bërë. Unë nuk e di farë kush janë një mijë emrat, sepse kam respektuar një vendim që daton 20 vjet të shkuara,” u shpreh Zonja Kodheli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>